Raporti - Inflacioni afër zeros, INSTAT: Në mars, arriti në 0.3. BB: Rrezikohet deflacion

Raporti - Inflacioni afër zeros, INSTAT: Në mars, arriti në 0.3. BB: Rrezikohet deflacion

Subscribe në Ora News këtu br Inflacioni ka shënuar nivele afër zeros edhe në muajin mars, duke mosraportuar shenja për gjallërimin e konsumit.br Pas kuotës 0.2 në shkurt, inflacioni arriti në mars nivelin 0.3, duke shënuar një rënie të ndjeshme nga 2.2 për qind që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat tregojnë se rënia e çmimeve është konstatuar te veshjet dhe këpucët, transporti dhe shëndeti, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe pijeve kanë pësuar një rritje të lehtë.br Tashmë prej mese një viti, ekonomia shqiptare po përballet me rënie të ndjeshme të inflacionit, duke shenjat e rënies drejt deflacionit, dukuri ku çmimet e konsumit zbresin sa kostot e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve. Por ndërsa institucionet shtetërore dhe banka e Shqipërisë kanë garantuar se Shqipëria nuk do të zbresë në deflacion, për herë të parë banka botërore pranon se ky rrezik ekziston.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2016-04-09

Duration: 01:38

Your Page Title