Shkodër - Rrëzimi i helikopterit në Malësi të Madhe, polumbarët dhe RENEA në vendngjarje

Shkodër - Rrëzimi i helikopterit në Malësi të Madhe, polumbarët dhe RENEA në vendngjarje

Subscribe në Ora News këtu br Në vendin ku u rrëzua helikopteri në Grizhë të Malësisë së Madhe kanë mbërritur polumbarët dhe forcat RENEA për të kqyrur vendin e aksidentit.br Ndërkohë ekspertet vazhdojnë matjet në liqenin e Shkodrës për të bërë të mundur nxjerrjen e helikopterit.br Edhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes ndodhen në vendngjarje dhe po kqyrin mundësitë për ta nxjerrë sa më shpejt helikopterin në sipërfaqe.br Nxjerrja e mjetit që u kushtoi jetën dy pilotëve Donald Hoxha dhe Florian Deliaj, do të mundësojë hetimin e kutisë së zezë, për të zbuluar shkaqet e rrëzimit të helikopterit EC 145.br Ky i fundit u rrëzua pasditen e 6 prillit në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe.


User: Ora News Lajme

Views: 5

Uploaded: 2016-04-09

Duration: 00:19

Your Page Title