Report TV - Dibra: Rishikojmë programet Universiteti jo më vendi i qokave

Report TV - Dibra: Rishikojmë programet Universiteti jo më vendi i qokave

Kanditaja për Rektore e Universitetit të Tiranës Klodeta Dibra ka prezantuar platformën e saj para studentëve dhe pedagogëve. Ajo u shpreh se Universitetit i Tiranës duhet të konkurojë me universitetet e Europës, duke qënë se ka një histori shumëvjecare. Dibra theksoi se Universiteti më i rëndësishëm në Shqipëri, nuk do të jetë më vendi i qokave.br br "Universiteti i Tiranës, universiteti më i madh, universiteti më i vjetër universiteti që vitin e ardhshëm mbush 60 vjeç unë besoj se duhet të përfaqësojë dhe të konfirmojë qenësinë e tij si krenaria dhe lideri i gjithë universiteteve në Shqipëri dhe hapësirën shqipfolëse. Si tempulli i dijes, si tempulli i debatit por unë them jo më tempulli i qokave jo më vëndi përfitimeve dhe jo më vëndi i gënjeshtrave."br br Gjithashtu Koldeta Dibra premtoi se do të rishikohen një pjesë e programeve të studimit për t?u përshtatur me tregun e punës. Në zgjedhjet për që do të zhvillohen në 20 prill, kandidton për Rektor të Universitetit të Tiranës edhe Mynyr Koni, i cili e ka shtrirë fushatën e tij në diskutimet me pedagogët e studentët.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2016-04-09

Duration: 01:08

Your Page Title