Report TV - Kushtet e reja për leje ndërtimi në Bashkitë pa plan urbanistik

Report TV - Kushtet e reja për leje ndërtimi në Bashkitë pa plan urbanistik

26 bashki të vendit janë pa plane zhvillimore dhe nuk mund të japin leje ndërtimi me përjashtim të 9 rasteve të specifikuara në vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit. Por Agjencia Kombëtare e Territorit në vendimin e zbardhur specifikon se cilat kushte duhen përmbushur nga një aplikues për tu përfshirë në një nga këto 9 raste përjashtimore që mundëson lejen e ndërtimit. Dokumenti i përgatitur nga AKT, i quajtur ?Akti i Konformitetit? përcakton rastet.br br Punime të infrastrukturës quhet çdo zhvillim i ri, me investim publik ose privat, për ngritje rrjetesh shërbimi ose sigurie publike, të rrjetit elektrik, rrjeteve të ujësjellësit, të kanalizimit, të ngrohjes, të telefonisë, internetit, të kanaleve të kullimit apo kanaleve të ujitjes, leje të sinjalistikës rrugore etj, nga operatorë publikprivat që ofrojnë apo synojnë ofrimin e shërbimeve publikeprivate sipas legjislacionit në fuqi. Struktura publike quhet struktura, sipas përkufizimit të Ligjit të Planifikimit të Territorit, të financuara nga fonde publike.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-04-09

Duration: 01:54

Your Page Title