Report TV - U vra për një lotosporti në Gjermani gjendja civile nuk çregjistron të riun

Report TV - U vra për një lotosporti në Gjermani gjendja civile nuk çregjistron të riun

Një familje në fshatin Malasenj të Cërrikut, nuk mund të çrregjistrojë djalin e saj të vrarë në Gjermani.br br Muharrem Hakbajrami u vra nga shoku i tij pas grindjes për një lotosporti në një lokal në Frankfurt. Ngjarja ndodhi më 24 shkurt të këtij viti. Trupi i pajetë i 25-vjeçarit mbërriti në vendlindje falë kontributeve të emigrantëve dhe shokëve të tjerë të tij. Por, tashmë familja nuk mund të kryejë procedurën e çregjistrimit në gjendjen civile.br br Prindërit e Muharremit kanë vdekur që të dy dhe për rastin në fjalë interesohet xhaxhai i tij Qerim Latifi. Me gjithë fatkeqësinë e ndodhur, famlja nuk po mund të kryejë çregjistrimin e emrit të tij si të vdekur nga gjendja civile. Xhaxhai shprehet se është interesuar në Ministrinë e Jashtme e cila e ka pajisur me një letër që ai vetë duhet ta dërgonte në Gjermani. Por, nuk i është kthyer asnjë përgjigje.br br Gjendja civile në Gostimë nuk e kryen çregjistrimin pa marrë dokumentacionin origjinal. Ndaj dhe Qerim Latifi shprehet se tashmë nuk di si të veprojë. br br Ai ka kërkuar ndihmën e institucioneve të shtetit shqiptar që të nisin procedurën zyrtarisht e ta ndihmojnë pasi vetë nuk është në gjendje që të ndjekë rastin në Gjermani.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2016-04-10

Duration: 01:49

Your Page Title