Xhihadistët: Po akuzoni Kuranin - News, Lajme - Vizion Plus

Xhihadistët: Po akuzoni Kuranin - News, Lajme - Vizion Plus

Një javë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi qe 9 të pandehurit të akuzuar për terrorizëm të dënoheshin me 152 vite burg ne total, këtë të martë u bë mbrojtja e tyre. Në fillim të seancës, i pari që replikoi ishte Fadil Myslimani, i cili i tha gjykatëses dhe prokurores se ato do t?i gjykojë Allahu. Genci Balla, ish-imam i xhamisë se Unazës së Re, tha se asnjë nga provat e sjella nga prokurorja Elisabeta Imeri, nuk qëndronte. Ai shpjegoi se nuk ka mbajtur ligjërata për terrorizmin dhe se lufta në Siri kundër Asadit është e drejtë. I pandehuri citoi më tej pjesë nga Kurani, qe sipas tij i detyron myslimanët të ndihmojnë vëllezërit e tyre në vështirësi. Kurani sipas Ballës flet për luftën e shenjtë dhe ai vetëm sa e ka cituar atë. Për rrjedhojë, tha Balla, prokuroria po akuzon librin e shenjtë të Kuranit që është njohur gjerësisht që prej vitit 1992, nga komuniteti mysliman. Por ish-Imami nuk la pas sulmua edhe kryeministrin Rama, duke thënë se feja nuk është pronë e tij dhe se të predikosh Islamin nuk përbën krim. Ndërsa i akuzuari Gert Pashja, i kërkoi relatores së çështjes pavlefshmërinë e akuzave, pasi në pretence nuk tregohet se në çfarë faqeje interneti është bere nxitja e urrejtjes fetare.


User: VizionPlusAlbania

Views: 5

Uploaded: 2016-04-12

Duration: 01:32