AKU gjobit 29 bashki - News, Lajme - Vizion Plus

AKU gjobit 29 bashki - News, Lajme - Vizion Plus

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me pamundësinë për të kontrolluar sigurinë e ushqimeve që tregtohen në Shqipëri. Përmes në një konferencë për shtyp, AKU njoftoi se pengesë kryesore për të parë cilësinë e produkteve që u shiten qytetarëve është pushteti vendor. Shumë tregtarë ambulantë që shesin në rrugë nuk kanë numër nipti, dhe kjo e bën të pamundur që inspektorët të shkojnë dhe të kontrollojnë atë që shitet. Autoriteti i Ushqimit ka penalizuar 29 bashki me gjoba deri në 500 mijë lek të rinj dhe paralajmëron se do vijojë të vendosë gjoba të tjera.Në mars të këtij viti, AKU i ka drejtuar një shkresë zyrtare 61 bashkive të vendit ku i kërkon hartimin e një plani masash për të ruajtur kushtet higjeno-sanitare në tregje.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2016-04-13

Duration: 01:15

Your Page Title