Report TV - Topalli: 46% e shqiptarëve jetojnë me pak se 5 dollarë në ditë

Report TV - Topalli: 46% e shqiptarëve jetojnë me pak se 5 dollarë në ditë

Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u shpreh në Kuvend se shqiptarët po varfërohen. Sipas saj, raporti i fundit i Bankës Botërore tregon se 46 e shqiptarëve jetojnë me pak se 5 dollarë në ditë.br br "Keni raportin e Bankës Botërore që thotë se 46 e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë. Janë 100 mijë shqiptarë që e kanë braktisur këtë vend. Kemi mbetur vetëm 2.8 milionë veta. Statistkiat thonë se pas disa viteve s'do ketë forcë pune më për të paguar pensionet. Pse ndodh kjo? Është korrupsioni. Të gjithë raportet janë hedhur si shuplakë për qeverinë e sotme. 1 miliard dollarë thotë KLSH se janë dëmet ndaj buxhetit të shtetit. Në krye të këtij abuzuimi qëndron OSHEE. Ccfarë ndodh në anën tjetër? Kemi modelin e Koços dhe koçove, 150 tenderë do t'i marr unë e me radhë", u shpreh Topalli.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-04-14

Duration: 00:46