Report TV - Akreditim të paligjshëm, Gjykata e Lartë: Tafaj shpallet i pafajshëm

Report TV - Akreditim të paligjshëm, Gjykata e Lartë: Tafaj shpallet i pafajshëm

Ish Ministri i Arsimit në qeverinë Berisha Myqerem Tafaj u shpall i pafajshëm nga gjykata e lartë. br br Një vit nga vënia nën akuzë për shpërdorim detyre tashmë ndaj Tafajt që gëzon dhe mandatin e deputetit nuk rëndon më asnjë akuzë.br br Reagimi i vetëm pas vendimit të pafajësinë erdhi nga avokatia e ish-Ministrit Brikena Kasmi e cila po ashtu në qeverinë Berisha ka mbajtur postin e zv.Ministres së Drejtësisë, ndërsa prokurori Madrid Kullolli preferoi të heshtë.br br Më 26 Mars 2015 Tafaj u vu nën akuzë pas kallëzimit që sekretari i përgjithshëm i ministrisë aktuale të arsimit bëri ndaj tij. br br Pas hetimeve të kryera ndaj ish Ministrit Prokuroria kërkoi 1 vit burgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tij Tafaj kish favorizuar ish universitetin vitrina duke i akredituar programet dhe pse nuk plotësoheshin kushtet.br br Sipas prokurorisë dëmi ekonomik i shkaktuar nga veprimet antiligjore të Tafajt arrinin në 1 milion euro dhe 1869 student ishin prekur nga diplomimi fiktiv.br br Por paçka këtyre akuzave kolegji penal I gjykatës së lartë vendosi pafajësi duke mbyllur kështu procesin ndaj një ish ministri të qeverisë Berisha.


User: Report TV

Views: 3

Uploaded: 2016-04-14

Duration: 01:29

Your Page Title