Rama: Takimi me Obamën moment i rëndësishëm, DASH e kishte me “Drejtësinë”- Ora News

Rama: Takimi me Obamën moment i rëndësishëm, DASH e kishte me “Drejtësinë”- Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Moment i një rëndësie të veçantë për Shqipërinë. Të tillë e ka cilësuar vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë kryeministri Edi Rama.br Rama: Është një kulmim që nuk ndodh çdo ditë pasi vizita në Shtëpinë e Bardhë dhe takimi me Presidentin Obama dhe zëvendësPresidentin Baiden përbën një moment ku bëhet një rezyme e gjërave që kanë ndodhur dhe ku flitet për bashkëpunimin e mëtejshëm duke e vënë theksin në ato pika që janë me rëndësi të përbashkët strategjike. E marr si një moment të një rendësie të veçantë për vendin tonë pasi kjo është një marrëdhënie shumë speciale dhe sigurisht që vizita në Shtëpinë e Bradhë përbën edhe një vlerësim të posaçëm për këtë fazë në të cilën vendi po kalon, rolin e Shqipërisë në rajon, ashtu sikundër edhe si një partner i ngushtë i SHBA-së besnikërisht prej 25 vitesh.br Duke folur për VOA-n pak para takimit me zyrtarët më të lartë të SHBA-së, Rama tha se çështje e sigurisë do të jenë në fokusin kryesor të bisedimeve.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2016-04-14

Duration: 04:27

Your Page Title