Pronat e bankave, BSH: Vlera 22 mld lekë, rënia nga mosshitja rrezik për bilancin

Pronat e bankave, BSH: Vlera 22 mld lekë, rënia nga mosshitja rrezik për bilancin

Subscribe në Ora News këtu br Në katër vitet e fundit, vlera e pronave që bankat kanë grumbulluar nga moskthimi i kredive është mëse katërfishuar, duke arritur vlerën e 22 miliardë lekëve. Banka e Shqipërisë e gjykon se kjo situatë paraqitet rrezik për sistemin bankar, pasi në rast mosshitje vlera e këtyre pronave bie, duke u shkaktuar bankave humbje financiare dhe rrjedhimisht krijon probleme me likuiditetin për sistemin bankar.br Ekzekutimi i kolateraleve në pamundësi të kthimit të kredive nga individët dhe bizneset ka bërë që bankat të kryejnë edhe funksionet e Agjencive të pasurive të patundshme.br Banka e Shqipërisë vlerëson në raportin e Stabilitetit Financiar për pjesën e dytë të vitit 2015, se vlera e pronave që bankat tregtare në vend kanë grumbulluar ka arritur në rreth 22 miliardë lekë nga 5 miliardë që ishte në vitin 2012.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2016-04-15

Duration: 01:27