Sinjalistikë për monumentet - News, Lajme - Vizion Plus

Sinjalistikë për monumentet - News, Lajme - Vizion Plus

Duke filluar nga kjo e diele, të gjithë vizitorët vendas ose të huaj që kërkojnë të njihet me vendet historike apo monumentet natyrore të Tiranës do të kenë në dispozicion sinjalistikën e nevojshme me tabelat orientuese dhe shpjeguese. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve te Kulturës dhe siteve arkeologjike, Bashkia e Tiranës ka organizuar në Petrelë aktivitete qe kanë si qëllim promovimin e historisë dhe turizmit. Kryebashkiaku theksoi se Tirana ka trashëgimi te pasur per te cilen te gjithë duhet te jene krenare. Pjesëmarrësit janë ndalur edhe në fshatin e Petrelës ku dhe kanë vizituar tregun e artizanëve dhe kane shijuar kulinarine vendase. Ansambli i Tiranës, si dhe disa grupeve te tjera folklorike nga zonat përreth kane dhëne një koncert me këngë e valle.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2016-04-17

Duration: 01:28