“SHBA mbështet reformat e qeverise” - News, Lajme - Vizion Plus

“SHBA mbështet reformat e qeverise” - News, Lajme - Vizion Plus

Vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në mënyrë të veçantë takimin me Presidentin Barak Obama, kreu i qeverisë shqiptare e konsideroi si shenjë e mbështetet që partneri më strategjik i jep vendit. Në mbledhjen me grupin parlamentar, kryeministri theksoi se SHBA-te japin gjithë mbështetje për reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare. Më e rëndësishmja është ajo në sistemin e drejtësisë. Deputetëve socialistë, u shprehu edhe keqardhjen e tij, mbi ato çka i vlerësoi si deformime mbi takimin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Si një moment të rëndësishëm te vizitës në Amerikë, kryeministri Rama përmendi takimin në zyrat e FBI-së, kur u dhanë vlerësime për punën e policisë shqiptare në luftën kundër krimit. Shefi i ekzekutivit përmendi edhe takimin me Administratoren e Përgjithshme të USAID, nga ku morri mbështetje për iniciativën e qeverisë që drejton në përpjekjet kundër ekstremizmit të dhunshëm.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2016-04-18

Duration: 02:43

Your Page Title