Manjani “shuplakë” prokurorëve: Janë dembelë, çështjet e korrupsionit ulëritëse- Ora News

Manjani “shuplakë” prokurorëve: Janë dembelë, çështjet e korrupsionit ulëritëse- Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Sistemi i drejtësisë ka krijuar prokurorë dembelë që po lënë të flenë dosje të forta korrupsioni. Është ky shqetësimi që ngre Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, të cilin e shoqëron me kërkesën për prokurorë proaktivë. Gjatë prezantimit të raportit vjetor mbi inspektimet në Prokuroritë e vendit, Manjani tha se Prokuroria e Përgjithshme vetëm në 1 rast ka pranuar rekomandimet e Ministrisë së tij, por kjo nuk shkakton ngërç institucional mes dy organeve.br Ministria e Drejtësisë ngre alarmin për pasivitetin e organeve të hetimit në vend, që rezultojnë me lënien në sirtar të dosjeve ulëritëse, siç janë dosjet e korrupsionit.br Është vetë Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili pas një inspektimi në 8 prokurori të shkallës së parë, që konkludon se prokurorët shqiptarë janë dembelë, duke sugjeruar për prokurori proaktive që pritet të jetë produkt i një reforme të thellë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-04-19

Duration: 02:16