Report TV - Gjin Gjoni me pasuri miliona euro, në “vështirësi ekonomike"

Report TV - Gjin Gjoni me pasuri miliona euro, në “vështirësi ekonomike"

Gjyqtari dhe anëtari i cili është përfolur shpesh herë për pasurinë e tij përrallore, sëfundmi duket se ndodhet në vështirësi ekonomike. Në një faksimile të siguruar nga Report Tv Gjin Gjoni i ankohet presidentit të Republikës Bujar Nishani se kur ai dhe anëtarët e KLD-s udhëtojnë jashtë vendit nuk i paguhet ushqimi, fjetja e dietat por vetëm bileta e udhëtimit.br br Gjin Gjoni gjyqtari i hetuar për fshehje pasurie në afro dy million euro, për të cilin gjykata vendosi pushim çështje rezulton se është në gjendje të vështirë ekonomike.br br Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë më 11 Prill 2016, Gjoni i ankohet Presidentit se administrata e KLD-së nuk i paguan atij dhe anëtarëve të KLD-së dietat për shërbime.br br Sipas Gjinit, anëtarëve të KLD-së nuk i njihet e drejta të përfitojnë dieta dhe kjo sipas tij bënë që gjyqtarët të kenë vështirësi ekonomike pasi ata s'kanë mundësi të paguajnë nga xhepi.br br Në faksimilen e siguruar nga Report Tv të mbledhjes së 11 Prillit, Gjin Gjoni shprehet ?zoti President, kam një shqetësim që jo vetëm është shqetësim i imi por ndoshta duhet diskutuar shqetësimi i të gjithë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në lidhje me trajnimet ose me vizitat jashtë shtetit në kuadër të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-04-20

Duration: 01:32

Your Page Title