Shqiptarët të parët në Holandë, administratorët japin dokumenta fallco për azil- Ora News

Shqiptarët të parët në Holandë, administratorët japin dokumenta fallco për azil- Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Shqiptarët mbajnë vendin e parë në Holandë në kerkesat për azil, 800 vetëm përgjatë këtij viti, një situatë alarmante që sipas kryetares së Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Ministria e Jashtme.Përfaqësuesit e kësaj Ministrie thanë se kanë marrë të gjitha masat për të informuar shqiptarët se nuk mund të përfitojnë punë dhe azil atje, por pranuan gjithashtu edhe mangësitë në stafin e Ambasadës shqiptare në Holandë. Ndërkohë një informacion i ri shqetësues erdhi nga zvMinistri i Brendshëm se administratorët lëshojnë dokumenta false për azil.br Komisioni i Jashtëm është mbërthyer nga debate të forta për azilkërkuesit në Holandë, ku zëri më kritik ndaj përfaqësuesve të Ministrisë së Jashtme, ishte kryetarja e Komisionit, Arta Dade.br Shqiptarët, zënë vendin e parë në Holandë në kërkesat për azil, duke ia kaluar edhe sirianëve, duke mbajtur shifrën e 800 kërkesave vetëm në këtë vit, një situatë tejet shqetësuese, që sipas Dades kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Ministria e Jashtme.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2016-04-20

Duration: 01:53