Shkodër, vajza vrau gjyshen për ta grabitur, xhaxhai: Unë nuk jam Zoti, nuk e fal!- Ora News

Shkodër, vajza vrau gjyshen për ta grabitur, xhaxhai: Unë nuk jam Zoti, nuk e fal!- Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Për të dytën herë brenda pak javësh, është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Eraldo Qatipit dhe Xhoana Hilës, të akuzuar për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen e të moshuarës Angje Hila.br Ngjarja ndodhi 1 vit më parë në banesën e 82 vjeçares në lagjen ?Gjuhadol? të Shkodrës. Shkak për shtyrjen këtë herë është bërë tërheqja e avokatit Blerim Bazhdari, i cili paraqiti kërkesë më shkrim trupit gjykues se nuk mund ta përfaqësonte në mbrojtje të pandehurën.br Ndryshe nga Xhoana Hila, i riu Qatipi u paraqit me dy avokatët mbrojtës. Në sallën e gjyqit ku kësaj radhe nuk u lejuan kamerat, ndërsa të pranishëm ishin familjarët e dy të akuzuarve. Në dalje Andrea Hila, i biri i viktimës u shpreh se familja e tij nuk fal, vetëm Zoti fal dhe ne jemi këtu që të zbulohet e vërteta dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.


User: Ora News Lajme

Views: 21

Uploaded: 2016-04-20

Duration: 00:58