Report TV - Krim tragjik në Elbasan, djali mbyt me duar nënën, arrestohet

Report TV - Krim tragjik në Elbasan, djali mbyt me duar nënën, arrestohet

Një e moshuar është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e saj në lagjen ?Çlirimi?, në Elbasan.br br Mësohet se viktima është 67-vjeçarja Hedije Zenelhoxha. Sipas burimeve zyrtare nga policia, është shoqëruar djali i saj, 30-vjeçari Ardit Zenelhoxha, i cili dyshohet se ka mbytur me duar nënën e tij. br br Pas vdekjes së të atit, 30-vjeçari jetonte vetëm me nënën e tij të njëjtën banesë, në katin e dytë të apartamentit që shihni në fotografi, në zonën e njohur edhe si ?Sporti i Vjetër?. br br Gjatë momentit kur kanë mëysrë në banesë forcat e policisë, aty gjendej vetëm 30-vjeçari dhe trupi i viktimës. Ardit Zenelhoxha është shoqëruar në polici për të dëshmuar rreth ngjarjes, por nga informacionet e deritanishme, mësohet se ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë dhe është paraqitur në gjendje shoku.br br Mësohet se këto fakte, si dhe shenjat e gjetura në qafën e të moshuarës, shtojnë dyshimet e policisë se ka qenë pikërisht Ardit Zenelhoxha autor i krimit, megjithatë kjo mbetet ende për t?u verifikuar. br br 30-vjeçari është larguar nga puna të hënën e kësaj jave dhe mësohet se ndodhej në vështirësi ekonomike. Ai punonte në një firmë shpërndarje pijesh dhe i kishte thënë punëdhënësve se po jepte dorëheqjen pasi "nuk ndihej mirë". br br Disa nga fqinjët kanë thënë për Shqiptarja.com se janë habitur nga ngjarja duke shtuar se i arrestuari ?është një djalë shumë i sjellshëm?. Ata kanë thënë se nuk kanë qenë në djeni se nënë e bir janë kofliktuar më herët, duke shtuar se ?familja e tyre ishte e qetë?.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-04-22

Duration: 01:02