Report TV - KQZ: Vetëm 13% e zyrtarëve kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit

Report TV - KQZ: Vetëm 13% e zyrtarëve kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit

Vetëm 13 e zyrtarëve kanë dorëzuar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit.br br Ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë, pasi afati përfundimtar i dorëzimit është data 4 maj, një numër i konsiderueshëm subjektesh nuk e kanë dorëzuar këtë formular ashtu siç e parashikon dhe ligji.br br Në një dalje për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj i ka bërë thirrje zyrtarëve që të plotësojnë dhe dorëzojnë këtë formular, pasi ai është i aksesueshëm edhe në faqen zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe kanë mbetur në dispozicion të tyre edhe pak ditë.br br Ky formular plotësohet në zbatim të ligjit nr.1382015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" dhe vendimit të Kuvendit nr. 172016 ?Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.1382015?.br br Personat që kanë detyrimin të plotësojnë këtë formular vetëdeklarimi janë: Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Anëtarët e Këshillit të Ministrave që nuk kanë mandat deputeti, Kryetarët e bashkive, Këshilltarët bashkiakë. br br Sipas KQZ-së aktualisht nga 1836 funksionarë,kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit pranë KQZ-së, 255 ose 13,9 e tyre.br br KQZ saktëson se, formulari duhet të plotësohet me kompjuter, me përjashtim të emrit e mbiemrit dhe nënshkrimit (në fund të çdo faqeje) që duhet të plotësohen me shkrim dore;br br Pasi të jetë plotësuar e printuar, nënshkruar, ai duhet të depozitohet në KQZ personalisht (dorazi) nga secili funksionar që ka detyrimin për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2016-04-22

Duration: 01:13