Elbasan- Gjendet e mbytur e moshuara, dyshohet ta ketë mbytur me duar i biri

Elbasan- Gjendet e mbytur e moshuara, dyshohet ta ketë mbytur me duar i biri

Subscribe në Ora News këtu br Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku një 30 vjeçar ka vrarë të ëmën e tij.Policia thotë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:10 në lagjen ?Çlirimi?.br Shtetasi Ardit Zenelhoxha 30 vjeç dyshohet të ketë mbytur me duar nënën e tij, shtetasen Hedije Zenelhoxha rreth 67 vjeçe.br Gazetarja jonë nga Elbasani, Belinda Ruçaj, raporton se në momentin e ngjarjes nënë e bir kanë qenë në banesën e tyre. Nuk dihet ende nëse kanë qenë banorët përreth ata që kanë njoftuar policinë mbi krimin.br Policia ka bërë shoqërimin e 30 vjeçarit në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.br Burime nga policia bëjnë me dije se i riu është në gjendje shoku dhe nuk kanë mundur ti marrin asnjë dëshmi mbi arsyet që e kanë çuar në mbytjen e së ëmës.br Grupi hetimor, po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2016-04-22

Duration: 00:43

Your Page Title