"Dosja" - Do hetohet pasuria e Emiljano Shullazit- Ora News- Lajmi i fundit-

"Dosja" - Do hetohet pasuria e Emiljano Shullazit- Ora News- Lajmi i fundit-

Subscribe në Ora News këtu br Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka nisur hetim për pasuritë e Emiljano Shullazit i arrestuar disa ditë më parë për një sërë akuzash të rënda. Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se institucioni nën varësinë të ministrise që ai drejton nuk bën përjashtime dhe aktualisht është në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë për këtë cështje.br Ahmetaj: Drejtoria e Parandalimit dhe e pastrimit të parave ka nisur hetimet për pasurinë e Emiljano Shullazit. Në bazë të ligjit që e drejton dhe administron, merr menjëherë veprimet dhe instrumentat e duhura që e detyron ligji dhe askush nuk bën përjashtim. Çdo dokument i mundshëm i vihet në dispozicion Prokurorisë dhe ka një set me komunikim me prokurorinë për të gjitha ceshtjet qe kjo drejtori has në punën e përditshme.br Ndërkohë prokuroria ka vënë nën hetim tre gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën kanë tjetërsuar pronën e godinës së ish-hotel Vollgës në Durrës.br Sipas një njoftimi të organit të akuzës , bëhet e ditur se Prokuroria e Durrësit ka filluar hetimin për veprën penale të ?Fallsifikimit të dokumentave? pasi ka konstatuar një vendim të dyshimtë gjykate mbi këtë çështje.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-04-22

Duration: 02:17

Your Page Title