Thirrja për armatosje - Rama: Saliut nuk i shkon mbrapa njeri, as për xhaketën jo për armët

Thirrja për armatosje - Rama: Saliut nuk i shkon mbrapa njeri, as për xhaketën jo për armët

Subscribe në Ora News këtu br Kryeministri Edi Rama e konsideroi si qesharake thirrjen e ish-kryeministrit Berisha një ditë më parë për armatimin e popullsisë, duke argumentuar se ato kanë si qëllim pengimin e reformës në drejtësi. Rama qetësoi qytetarët kur tha se nuk duhet ta marrin seriozisht këtë thirrje për armatosje dhe shtoi se Berisha nuk i ka lexuar qartë mesazhet e SHBA. Rama i bëri këto deklarata në një kohë kur Byroja e Kuvendit vendosi përjashtimin për dhjetë ditë të Berishës nga punimet e parlamentit.br Kryeministri Rama i kushtoi një dalje të posaçme për mediat deklaratës së ish -kryeministrt Berisha bërë një ditë më parë në Parlament ku i bën thirrje qytetarëve të armatosen për t?u vetëmbrojtur. Shefi i qeverisë e cilëson qesharake këtë deklaratë dhe shprehje të artë të mosleximit të mesazheve të SHBA.br Edi Rama u përpoq të qetësojë edhe qytetarët që janë shqetësuar nga deklarata e Berishës për armatosje të qytetarëve, qe i kanë mbërritur atij perosnalisht por jo vetem.br Deklaratën e Berishës Rama e quan ?pjesë të një plani, pavarësisht se ekseset nga vezët tek lodrat janë shprehje e një plani të thjeshtë, plani është i dëshpëruar, ata që duan të vënë në jetë janë dëshpëruese?br Kryeministri Edi Rama shprehu bindjen se refomra në drejtësi do të miratohet me çdo çmim.br br Për më shumë klikoni në ...


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-04-22

Duration: 01:38