Skandali me rimbursimin e ilaçeve, jepet prentenca për Xhuvanin dhe 6 të pandehurit e tjerë

Skandali me rimbursimin e ilaçeve, jepet prentenca për Xhuvanin dhe 6 të pandehurit e tjerë

Subscribe në Ora News këtu br Prokuroria e Tiranës ka kërkuar në gjykatë shpalljen fajtor dhe dënimin e 7 personave te akuzuar se janë përfshirë në skemën mashtruese të rimbursimit të ilaceve, që i shkaktuan shtetit një dëm prej 56 milion lekë.br Në konkluzionet përfundimtare organi i akuzës kërkoi dënimin me 15.6 vite burg në total për tre të pandehurit kryesorë, ndërsa për të akuzuarit e tjere u kërkua të dënohen me nga 18 muaj punë në interes publik.br Denimi me i rendë me 6 vite burg është kërkuar për Hysni Roçin, pronar i disa farmacive në kryeqytet , 4.6 vite burg u kërkuan për Pjerin Xhuvanin ish-drejtori rajonal i Fondit të kujdesit shëndetësor, ndërsa për ish punonjësen e fondit Edlira Marën u kërkua të denohej me 5 vite burg.br Për të pandehurit e tjere Frida Lamçe, Fatbardh Budo, Mimoza Tufi, Arens Spahiu u kërkua qe dënimi me burg të konvertohej me nga 18 muaj punë në interes publik.


User: Ora News Lajme

Views: 8

Uploaded: 2016-04-23

Duration: 02:07