Shifrat e INSTAT - Eksportet pësojnë një tjetër tkurrje të fortë- Ora News- Lajmi i fundit-

Shifrat e INSTAT - Eksportet pësojnë një tjetër tkurrje të fortë- Ora News- Lajmi i fundit-

Subscribe në Ora News këtu br Eksportet shqiptare kanë pësuar një tjetër tkurrje të fortë gjatë muajit mars.br Në raportin e fundit të INSTAT thuhet se në muajin Mars 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 19 mld lekë, duke u ulur me 12,8 në krahasim me Mars 2015.br Sipas njohësve të ekonomisë eksportet janë një ndër shtyllat kryesore që mbajnë në këmbë ekonominë shqiptare dhe ngadalësimi i tyre dëshmon për vështirësi të biznesit dhe rënie të prodhimit vendas.br Efektin kryesor në këtë rënie të ndjeshme të eksporteve në krahasim me të njëjtën periudhë e kanë dhënë mineralet me -10.6 si dhe materialet e ndërtimit me -8,4 pikë përqindje. Rënia në nëngrupin minerale është e lidhur me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare ku ka pasur rënie të ndjeshme të çmimeve.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-04-28

Duration: 01:42

Your Page Title