KESH shpall tenderin, do të shesë 81 mijë MWh nga 1-10 maj- Ora News- Lajmi i fundit-

KESH shpall tenderin, do të shesë 81 mijë MWh nga 1-10 maj- Ora News- Lajmi i fundit-

Subscribe në Ora News këtu br Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare do të rinisë eksportin e energjisë. KESH ka shpallur tenderin për shitjen e 81 mijë megavat orë energji në datat 1 deri në 10 maj. Rreshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në kaskadën e Drinit, çka po mundëson jo vetëm furnizim të vendit me energji, por edhe mbulimin e humbjeve për ssistemin e shpërndarjes dhe eksportin.br Sasia e reshjeve të ditëve të fundit ka përmirësuar situatën hidrike në kaskadën e lumit Drin, duke i dhënë mundësi KESH-it që të nisë eksportin. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare njofton se ka hapur garën për shitjen e 81 mijë megavatorëve energji elektrike për datat 1-10 maj. Kriteri i kryesor i kualifikimit të fituesve është çmimi i lartë që do të ofrohet nga kompanitë për një MWh. Ky është tenderi i nëntë që KESH zhvilloi gjatë këtij viti për shitjen e energjisë. Kompania pasi ka plotësuar nevojat e OSHEE, bazuar në parashikimet e motit organizon shitjen e tepricave të energjisë për periudha të shkurtra kohore.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-04-29

Duration: 01:11

Your Page Title