IMT nis verifikimet e lejeve për 31 biznese, ato me hipotekë do të shpronësohen- Ora News

IMT nis verifikimet e lejeve për 31 biznese, ato me hipotekë do të shpronësohen- Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit do të nisë aksionin e verifikimeve të lejeve të ndërtimit dhe të sipërfaqes së pronësisë së hipotekuar për bizneset në zonën e Liqenit Artificial. Ky aksion i IMT-së do të mbështet nga Policia Bashkiake me qëllim lirimin e hapësirave publike, por edhe zbatimin e masterplanit të zonës së liqenit që parashikon të paktën 10 ndërhyrje dhe në rastet kur prona është e hipotekuar do kryhet edhe shpronësimi.br Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake do të nisin që nga dita e martë aksionin kundër ndërtimeve informale pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë.br Burimet zyrare të Bashkisë thonë se aksioni do të përqëndrohet në tre drejtime:br 1. Në verifikimin e lejes për çdo ndërtesë, godinë e biznes në këtë zonë.br 2. Kalimi i sipërfaqjes së pronësise së hipotekuar.br 3. Zënia e hapësirave publike.br Sipas Inspektoriatit, ndërhyrja bëhet me qëllim lirimin e hapësirave publike, por edhe për zbatimin e masterplanit në zonën e liqenit, që sipas Bashkisë së Tiranës synon të ketë të paktën 10 ndërhyje.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-05-02

Duration: 01:28