Eurostat: 480 të mitur kërkuan azil - News, Lajme - Vizion Plus

Eurostat: 480 të mitur kërkuan azil - News, Lajme - Vizion Plus

480 te mitur shqiptare te pashoqëruar nga prindërit, kane kërkuar azil ne vendet e BE-se gjate vitit 2015. Shifra është publikuar ne raportin e EUROSTAT-it, sipas te cilit vitin e shkuar ne total numri i fëmijëve qe kërkuan strehim ne këto vende arrin ne rreth 90 mije.Numrin me te larte te azilkërkuesve nga Shqipëria e ka Britania e Madhe me 455 kërkesa. 15 te tjere kane aplikuar ne Luksemburg dhe 10 ne Irlande. Shifra mund te jete edhe me e larte, pasi ne liste përfshihen vetëm personat qe zënë tre vendet e para në shtetet e unionit persa u përket kërkesave. Edhe nga Kosova jane nje numër i konsiderueshëm te miturish, 755 qe kane kërkuar azil. Shifra e përgjithshme e kërkesave, 88.300, është mbi katër here me e larte se ajo e disa viteve me pare. 91 perqind e fëmijëve janë djem dhe vetëm 9 perqind vajza. Fëmijët nga Afganistani përbejnë numrin me te larte te aplikimeve me rreth 51 dhe pas tyre renditen sirianet, fëmijët nga Eritrea dhe irakenet. Kater ne 10 aplikime per azil janë bere ne Suedi, e me pas ne Gjermani.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2016-05-02

Duration: 01:06

Your Page Title