Ekskluzive për Ora News - Erjon Braçe për bujqësinë: Ja 4 pikat ku duhet ndërhyrë

Ekskluzive për Ora News - Erjon Braçe për bujqësinë: Ja 4 pikat ku duhet ndërhyrë

Subscribe në Ora News këtu br Erjon Braçe, deputeti i Lushnjes dhe kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë evidenton katër probleme madhore në bujqësi, zgjidhja e të cilave do ta shndërrojë këtë sektor në kontribuesin kryesor të rritjes ekonomike të vendit. Sipas Braçes, duhet bërë riorientimi i prodhimit bujqësor në kohë për të marrë avantazhin e hershmërisë, duhet orientim në shumëllojshmëri produktesh për të qenë konkurues në treg, një skemë e re subvencionesh për fermerët dhe krijimi i zonave ekonomike me sipërfaqe të mëdha bujqësore, ku e para do të jetë ajo Berat-Lushnje-Divjakë.br Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, njëherazi deputeti i zonës së Lushnjes, Erjon Braçe, i cili ka ngritur me forcë problemet e bujqësisë evidenton 4 shqetësime kryesore që duhen zgjidhur për të pasur një sektor bujqësor, që jo vetëm të ndihmojë familjet fermere, por të udhëheqë ekonominë e vendit.br Sipas tij, duhet rioerientim i prodhimit bujqësor në kohë për të marrë avantazhin e hershmërisë, pasi për shkak të ndryshimeve klimaterike, Shqipëria po konkurohet fort nga Greqia dhe Maqedonia.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2016-05-02

Duration: 02:46