Tornado në Roskovec - Stuhia shkatërron në 3 minuta 5 ha sera të 15 fermerëve

Tornado në Roskovec - Stuhia shkatërron në 3 minuta 5 ha sera të 15 fermerëve

Subscribe në Ora News këtu br Një stuhi e fuqishme në zonën e Roskovecit rrafshoi për tre minuta, 5 ha sera të mbjella me domate.br Dëmet e shkaktuara në fshatin Suk 1 të njësisë administrative Strum kanë dëmtuar 15 fermerë. Nga forca e stuhisë janë shkatërruar dhe kolonat e betonit, rrëzimi i të cilave ka lënë të plagosur një fermer.br Banorët thonë se dëmi përllogaritet në dhjetëra miliona lekë të reja.br Fermerët të cilët kanë dhe kartën e fermerit, pohojnë se kanë marrë kredi që kanë filluar këtë biznes.br Një komision i bashkisë, pritet të inspektojë zonën për të verifikuar dëmet, ndërkohë që banorët e prekur kërkojnë ndihmën e ministrisë së bujqësisë qoftë për të përfituar subvencion, por edhe për t?u lehtësuar kredinë.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2016-05-03

Duration: 02:14