Budapest- Historike, Kosova anëtare e UEFA-s, siguron 28 votat - Ora News-

Budapest- Historike, Kosova anëtare e UEFA-s, siguron 28 votat - Ora News-

Subscribe në Ora News këtu br 3 maji është shndërruar në një ngjarje historike për futbollin kosovar. Kosova zyrtarisht bëhet anëtarja e 55 e Federatës Evropiane të Futbollit, UEFA.br Vendimi është marrë sot në Kongresin e UEFA-s në Budapest, ku 28 vende kanë ngritur dorën në favor të Kosovës.24 vende të tjera votuan kundër, ndërsa 2 vota u shpallën të pavlefshme.br Anëtarësimi në UEFA u mundëson ekipeve të Kosovës të marrin pjesë në garat evropiane, si dhe i hap rrugën Kosovës të anëtarësohet në Federatën Botërore të Futbollit ? FIFA. Kjo e fundit do të mbajë kongresin e radhës në Meksiko Siti më 12 dhe 13 maj.br FIFA, në janar të vitit 2014, i ka lejuar Kosovës që të luajë ndeshje miqësore kundër shteteve anëtare të FIFA-s, në nivele klubesh dhe ndërkombëtare.br Kosovës, megjithatë, nuk i lejohet të luajë kundër klubeve dhe ekipeve nga shtetet e ish-Jugosllavisë.br Ka qenë po ashtu kërkesë e FIFA-s që ekipet e Kosovës të mos përdorin simbole shtetërore dhe të mos këndojnë himnin e tyre në lojëra.br Prejse Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, Serbia ka kundërshtuar vazhdimisht përfaqësimin e veçantë të saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare.


User: Ora News Lajme

Views: 5

Uploaded: 2016-05-03

Duration: 00:40