Hetimet për Arben Frrokun, Tahiri: Policia bëri detyrën- Ora News- Lajmi i fundit-

Hetimet për Arben Frrokun, Tahiri: Policia bëri detyrën- Ora News- Lajmi i fundit-

Subscribe në Ora News këtu br Policia e Shtetit ka respektuar me përpikmëri të gjitha procedurat për ekstradimin e Arben Frrokut. Sipas ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në këtë konkluzion kanë arritur ekspertët ndërkombëtare që janë vënë në lëvizje prej ministrit pikërisht për të gjetur nëse Policia e Shtetit ka vepruar apo jo konform procedurave në momentin që Frroku ishte ndaluar në Holandë.br Tahiri: Unë kam kërkuar personalisht një vlerësim të gjithave veprimeve të policisë nga partnerët ndërkombëtarë që ditën që është marrë vesh lajmi. Partnerët ndërkombëtarë dhe misionet e ekspertizës në Shqipëri kanë hetuar në mënyrë të pavarur mënyrën si ka vepruar policia e shtetit. Dje është bërë raporti dhe i është dorëzuar të gjithë partnerëve dhe policia e shtetit ka bërë detyrën konform ligjit.br Arben Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes së ish-shefit të komisariatit të policisë Dritan Lamaj. I pyetur për Reformën në Drejtësi, Tahiri tha se nuk dihet bërë më asnjë vonesë për ta miratuar në Kuvend.br br Për më shumë klikoni në ...


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-05-05

Duration: 02:02