Report TV - "5 Maji", homazhe në nder të dëshmorëve në të gjitha qytetet

Report TV - "5 Maji", homazhe në nder të dëshmorëve në të gjitha qytetet

Homazhe në nder të dëshmorëve të Kombit janë zhvilluar në të gjithë vendin. Në të gjitha qytetet, të majtët dhe të djathtë kanë nderuar të ndarë dëshmorët e kombit. br br Në qytetin e Vlorës ceremonia ka nisur ne orën 10 ne varrezat e dëshmorëve, ku morën pjesë përfaqësues të pushtetit qendror dhe lokal. Edhe kete 74 vjetor, si edhe në vitet e shkuara nuk kanë munguar noslagjiket e periudhës sëë komunizmit të cilët mbanin në duar fotografitë e Enver Hoxhes. br br Në Durrës zyrtarë të pushtetit vendor kanë vendosur kurora me lule në Mauzoleumin e Dëshmorëve në Durrës, në nderim të aktit të tyre. br Në aktivitetin e Zhvilluar në Fier ka marrë pjesë edhe kreu i grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Rucci i cili shprehu keqardhje që në këtë aktivitet nuk kishte asnjë përfaqësues të opozitës. br br Ndërsda në Kukës familjarët e dëshmorëve kanë shfaqur shqetësimin për lënien në harresë të varrzave të dëhsmorëve, të cilat janë dëmtuar tërësisht. br br Në qytetin e Lushjnës, në ceremoninë përkujtimore ka marrë pjesë edhe ministrja Eglantina Gjermeni, e cila në fjlanë e saj ka vlerësuar kontributin e paçmuar të dëshmorëve të Atdheut.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-05-05

Duration: 01:12