Report TV - Basha: Me prioritet ndërtimi i rrugës që s'përfunduam, Kardhiq-Delvinë

Report TV - Basha: Me prioritet ndërtimi i rrugës që s'përfunduam, Kardhiq-Delvinë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka diskutuar platformën ekonomike të PD-së me biznesmen dhe tregtarë të Gjirokastrës. Gjatë vizitës së tij, Basha është ndalur në rrugën Kardhiq ? Delvinë, një projekt i nisur nga PD, por i pa përfunduar ende, për të cilin ai tha se do të jetë prioritet i mandatit të tij nëse fiton zgjedhjet e 2017.br br "Rrugën Kardhiq-Delvinë e kemi në krye të listës së prioriteteve të zhvillimit të infrastrukturës dhe ne do të investojmë për përfundimin e kësaj rruge", tha Basha.br br Më tej Basha ka parë nga afër një rezervat të kultivimit të peshkut në Cepo, ku tha se PD do të ul nga nga 15 në 9 taksën e sheshtë si dhe TVSH-në nga 20 në 15 .br br "Ne do të fillojmë në vitin e parë me 100 milionë dollarë subvencionim të drejtpërdrejtë për sektorin e bujqësisë, agrobiznesin dhe sektorin ushqimor në tërësi dhe përfitues të kësaj do të jenë padyshim edhe rritësit e peshkut,' tha kreu i opozitës.br br Kreu i demokratëve nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe familjet në vështirësi ekonomike, si ajo e Sokol Lukës dhe Arben Llavdonitit, ku familja e këtij të fundit prej 3 muajsh nuk ka energji elektrike.br br Me këtë rast Basha premtoi se do të ul çmimin e energjisë.br br "Çmimi i energjisë do të ulet për të gjithë ata që konsumojnë nën 300 kw. Për familjet në ndihmë ekonomike deri në 200 kë do të jetë pjesë e ndihmës që do të japë shteti. Për familjet që janë siç je ti një familje punëtore ne do të mundësojmë që çmimi i energjisë të jetë i përballueshëm dhe i pagueshëm," premtoi kreu i PD.br br Ndërkohë gjatë ndalesës në tregun e Gjirokastrës si dhe në një kompani fasonësh, Basha është shprehur se rritja e pagës minimale, ulja e çmimit të energjisë dhe ulja e moshës së pensionit janë pjesë e platformës së Partisë Demokratike .br br Ulja e taksave sipas planit ekonomik të Bashës do të përkthehet në rritje të pagave për punëtorët e sipërmarrjeve në Shqipëri si dhe do të ndihmojë në hapjen e vendeve të reja të punës.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2016-05-07

Duration: 02:11

Your Page Title