Report TV - Fier, ulet me 20% numri i lindjeve Brahimaj: Shkak kushtet ekonomike

Report TV - Fier, ulet me 20% numri i lindjeve Brahimaj: Shkak kushtet ekonomike

Ulet numri i lindjeve në qytetin e Fierit.br br Në katër mujorin e parë të 2016-ës në këtë qark vihet re një rënie e lindshmërisë me 20 për qind. Në total numri i lindjeve për këtë qark është 560.br br Mjeku gjinekolog i këtij spitali Ibrahim Brahimaj e lidh rënien e numrit të lindjeve me kushtet ekonomike të të rinjve.br br Ai pohon se kohët e fundit vihet re një tendencë e uljes së numrit të lindjeve nga çiftet e reja. br br Sipas mjekut Brahimaj, ulja e numrit të lindjeve vjen si pasojë edhe e funksionimit të planifikimit familjar.br br Kjo vihet re edhe në uljen e ndjeshme që ka pasuar numri i aborteve. br br Gjithashtu edhe sëmundshmeria te femijet ka ulje, kjo në saj të kujdesit që tregohet nga nënat dhe kontrollet periodike që kryhen gjatë kohës së shtatzënisë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-05-08

Duration: 01:19