Mbrojtja e lagunave nga ndotja - News, Lajme - Vizion Plus

Mbrojtja e lagunave nga ndotja - News, Lajme - Vizion Plus

Të gjitha ato subjekte që nuk respektojnë kriteret per mbrojtjen e lagunave, do t?u hiqet licenca. Pasi inspektoi punimet për hapjen e kanalit që i lejon lagunës së Kune-Vajinit komunikimin me detin, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, tha se nuk do të lejohet më ndotja e këtyre pasurive natyrore. Ministri ka theksuar se, kriteret ekologjike, duhen respektuar me rigorozitet nga te gjitha subjektet. Panariti riktheu në vëmendje edhe njëherë çështjen e ngordhjes masive te peshqve disa muaj më parë në këtë zonë. Sipas tij, kjo katastrofë erdhi si pasojë e ndotjes nga bllokimi i kanaleve dhe derdhjes së ujërave të zeza ne lagune.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2016-05-09

Duration: 01:20

Your Page Title