Rama: Me reformën në drejtësi jemi shumë pranë prerjes së nyjes gordiane-Ora News

By : Ora News Lajme

Published On: 2016-05-10

0 Views

01:12

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reforma në drejtësi është në prag të miratimit të saj mes palëve, gjë që sipas kryeministrit Rama do e shkëpusë vendin nga nga faza e tranzicionit. Duke folur në konferencën rajonale kundër terrorizmit, Kreu i Qeverisë shqiptare bëri apel për bashkëpunim dhe koordinim mes vendeve për të luftuar ekstremizmin.
Në takimin rajonal për luftën kundër terrorizmit ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, kryeministri Rama theksoi se reforma në drejtësi i hap rrugën proçesit të negociatave për integrimin e vendit në Bashkimin Europian si dhe e shkëput vendin nga tranzicioni.
Rama: Në disa mënyra rruga e integrimit është e mërzitshme nga 35 kapituj që çdo vend kandidat duhet të negociojë me BE në rrugën e gjatë të integrimit. Puna nuk fillon me kapitullin e parë, por nga kapitujt 23-24 që lidhen me drejtësinë dhe sigurinë. Edhe pse Shqipëria nuk i ka filluar negociatat, ajo ka nisur një proçes jetik për të ardhmen e saj europiane në formën e nje reforme në drejtësi shumë radikale që është në prag në miratimit. Reforma në drejtësi do ti japë vendit tonë ritmin e nevojshëm për tu shkëputur nga faza e tranzicionit. Pavarësish kritikës që ushtrojmë ne shqiptarët ndaj vetes, me reformën në drejtësi ne jemi shumë pranë prerjes së nyjes gordiane.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-me-reformen-ne-drejtesi-jemi-shume-prane-prerjes-gordiane/

Trending Videos - 1 June, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - June 1, 2024