"21 Janari", Gjykata cakton ekspertët për dëmshpërblimin e familjes së Faik Myrtaj-Ora News

"21 Janari", Gjykata cakton ekspertët për dëmshpërblimin e familjes së Faik Myrtaj-Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Gjykata Administrative ka caktuar dy ekspertë me qëllim përcaktimin e dëmit që i është shkaktuar familjes së një prej viktimava të protestës te 21 Janarit Faik Myrtaj nga vrasja e tij. Ekspertët do të përcaktojnë edhe nëse vetëvrasja e djalit të Myrtjat ka ardhur si pasojë e vdekjes së të atit. Ndërkohë që përfaqësuesit e Gardës së Republikës pretenduan se dëmshpërblimi t?i kërkohet autorit të vrasjes ish komandatit të gardës Ndrea Prendi dhe institucionit që e kishte punësuar atë, Ministrisë së Brendshme.br Dy ekspertë u urdhëruan nga Gjykata Administrative për të përcaktuar dëmin moral dhe material që i është shkaktuar familjes Myrtaj nga vrasja e kryefamiljarit të saj në 21 Janar Faik Myrtaj.br Vendimi u mor këtë të martë pas padisë që kjo familje ka bërë ndaj Gardës së Republikës dhe Ministrinë e Brendshme. Një tjetër detyrë që iu la ekspertëve ishte të përcaktojnë nëse vrasja e Faik Myrtajt ka qënë edhe shkaku që disa muaj më pas në këtë familje ndodhi edhe një tjetër tragjedi u vetëvar djali i tij, 22 vjeçar Bardhoshi.br Gjykata i la afat dy javor ekspertëve për të përpiluar raportin nga i cili do të përcaktohet edhe vlera e dëmshpërblimit.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-05-10

Duration: 01:57

Your Page Title