Vlorë, turistët preferojnë zonat historike jo plazhin-Ora News- Lajmi i fundit-

Vlorë, turistët preferojnë zonat historike jo plazhin-Ora News- Lajmi i fundit-

Subscribe në Ora News këtu br Pushuesit ditorë kanë shfaqur interes të posaçëm për zonat historike të Vlorës. Të ardhur kryesisht nga Kosova, turistët thonë se tek sheshi apo muzeu i pavarësisë, shohin të shkuarën historike të formimit të shtetit shqiptar.br Edhe pse na ndajnë pak ditë nga çelja zyrtare e sezonit turistik, në Vlorë plazhet ende nuk janë populluar.br Infrastruktura e rënduar rrugore, për shkak të bllokimit të aksit Skelë-Uji ftohtë ku po punohet për ndërtimin e Lungomares dhe trafiku i rënduar i akseve dytësore ka privuar bregdetin nga pushuesit.br Ndërkohë ka nisur të ketë më shumë interes gjatë kësaj periudhe për pjesën historike të Vlorës. Sheshi i flamurit dhe muzeu i Pavarësisë kanë qënë objekt interesi për pushues ditore kryesisht nga Kosova.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2016-05-10

Duration: 01:06

Your Page Title