GJYKIM I SHKURTUAR PËR FRROKUN.mpg - News, Lajme - Vizion Plus

GJYKIM I SHKURTUAR PËR FRROKUN.mpg - News, Lajme - Vizion Plus

Gjykata e Tiranës ka pranuar këtë të mërkurë gjykimin e shkurtuar për ish-deputetin kristian-demokrat Mark Frroku, në lidhje me vrasjen e ndodhur në Belgjikë në 1999. Në rast se dënohet nga Gjykata, Mark Frroku përfiton nga gjykimi i shkurtuar uljen me 13 e dënimit.Po i njëjti trup gjykues, nuk pranoi gjykimin e shkurtuar për të akuzuarin tjetër Kristian Mariani, ndaj të cilit do të ndiqet procedura e zakonshme. Kështu, dosja e Frrokut u veçua nga ajo e Marianit, deri në përfundim të hetimeve. Frroku akuzohet për ?vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim?, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999 në Bruksel, kur pas një përleshjeje, ka mbetur i vdekur Aleksandër Kurti. I pandehuri Frroku dhe 3 bashkëpunëtorët e tij sipas Prokurorisë, e kanë vrarë Kurtin, për shkak të përplasjeve në aktivitetin e paligjshëm të shfrytëzimit të prostitucionit.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2016-05-11

Duration: 00:54