Report TV - Procesi ndaj ish deputetit Mark Frroku me gjykim të shkurtuar

Report TV - Procesi ndaj ish deputetit Mark Frroku me gjykim të shkurtuar

Gjykimi ndaj ish deputetit Mark Frroku do të bëhet me procedim të shkurtuar.br br Trupi gjykues kryesuar nga Klorinda Cela ka pranuar këtë të mërkurë kërkesën e avokatëve të Frrokut për një gjykim të shkurtuar.br br Ish deputeti Kristian Demokrat akuzohet është i pandehur për 4 akuza mes tyre vrasjen, pastrimin e parave, refuzimin për deklarim pasurie si dhe ndërtimin e paligjshëm.br br Por pas pranimit të gjykimit të shkurtuar nëpërmjet avokatit Tonin Prendi Frroku kundërshtoi akt ekspertimin e prokurorisë në lidhje me pasurinë e tij.br br Sipas Prendit ekspertiza kontabël e bërë nga Greta Dangu e caktuar nga Prokuroria e Përgjithshme është e njëanshme dhe e pa saktë, jo vetëm se Dangu nuk ka përshirë një sërë biznesesh të familjes Frroku por ajo ka qenë në konflikt interesi u shpreh avokati i Frrokut.br br Ende nuk dihet cili do të jetë qëndrimi i gjykatës në lidhje me pavlefshmërinë e këtij akt ekspertimi i cili për prokurorin Adriatik Cani është i vlefshëm dhe duhet të jetë pjesë e gjykimit.br br Ndërkohë me pranimin e kërkesës së Frrokut për gjykim të shkurtuar trupi gjykues veçoi procesin për të pandehurin tjetër Kristjan Marinaj i cili sëbashku me Frrokun akuzohen për vrasjen e Aleksandër Kurtit më 1999 në Belgjikë.br br Me pranimin e gjykimit të shkurtuar në rast të një fajësie për ish deputetin ky i fundit pritet të përfitoj uljen me 13 të dënimit.


User: Report TV

Views: 6

Uploaded: 2016-05-11

Duration: 01:23