Report TV - 17-katëshi, gjyqtarja Enkelejda Metalia në konflikt interesi

Report TV - 17-katëshi, gjyqtarja Enkelejda Metalia në konflikt interesi

Enkelejda Metalia Softa, Alkenlina Gazidede dhe Arjan Softa janë tre gjyqtarët që kanë konflikt interesi në procesin civil me palë kompaninë e ndërtimit Gener 2 D, inspektoriati kombëtarë të mbrojtjes së territorit dhe Bashkinë e Tiranës.br br Me një kërkesë drejtuar Apelit Administrativ, kreu i Bashkisë së Tiranës ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Softa dhe ndërrimin e trupit gjykues dhe pse ky vendim ishte planifikuar për tu dhënë këtë të mërkurë u shty pas protestës së Shoqërisë Civile para Gjykatës së Apelit administrativ.br br Prej më shumë se 1 viti ndërtimi i 17 katëshit nën digën e Liqenit me një leje të dhënë nga ish kryebashkiaku Basha është pezulluar me vendim gjyqësorë, por ky vendim është paditur nga kompania Gerner2 në apelin administrativ.br br Po cili është konflikti i interesit që Veliaj akuzoi gjyqtarët e Apelit Administrativ?br br Veliaj denoncoi si të korruptuar trupën gjykuese që do të merrte në shqyrtim cështjen e pallatit 17-katësh tek diga e liqenit.br br Sipas tij, vendimi ishte i treshes së Gjykatës së Apelit të Administritves ishte paracaktuar. Veliaj akuzoi se vendimi do të merrej nga farefisi i ndërtuesit.br br Po cili është ndërtuesi? Pallatet tek diga e liqenit do të ndërtohet nga firma Gener 2 në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj.br br Gjatë qeverisjes Berisha, Ulaj fitoi tenderin për shpërndarjen e fibrave optike në të gjithë vendin. Kompania që po zbaton këtë projekt është ATU (Albania Telekomunikejshëm Union).br br Një nga ortakët e kësaj kompanie figuron Artan Metaliaj, kushëri me gjykatësen, Enkelejda Metaliaj, drejtuese e trupit gjykues që ishte caktuar për çështjen e pallatit 17-katësh tek diga e liqenit. Është pikërisht ky konflikt interesi që u denoncua nga kryebashkiaku Veliaj.


User: Report TV

Views: 20

Uploaded: 2016-05-11

Duration: 01:16