Berat, ndotet Osumi, shkumë, mbeturina dhe aromë kutërbuese në lumë- Ora News

Berat, ndotet Osumi, shkumë, mbeturina dhe aromë kutërbuese në lumë- Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Prezenca e mbeturinave në lumin Osum ka dhënë alarmin për ndotjen në qytetin muze të Beratit. Qytetarët thonë se lumi është shndërruar në një kolektor mbeturinash. E kontaktuar Agjencia Rajonale e Mjedisit pohon se janë bërë disa herë kontrolle në ajër dhe ujë në Osum dhe është konstatuar nivel i lartë ndotje, ku më herët përgjegjëse ka rezultuar një subjekt përpunimi lëkurash.br Ndotje masive në lumin Osum në Berat është vërejtur paraditen e së mërkurës, i shoqëruar me erë kutërbuese në ajër.br Prezencës së plehrave, derdhjes së ujrave të zeza i është shtuar dhe ndotja që specialistë të Agjencisë rajonale të mjedisit, të kontaktuar thonë se vjen si pasojë e ushtrimit të aktivitet të një fabrike lëkurash në periferi të qytetit. qytetarët thonë se Osumi është shndërruar në një kolektor ujërash të zeza, plehrash dhe mbetjesh nga përpunimi i lëkurave.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2016-05-11

Duration: 01:21