Report TV - Flet babai i vajzës që denoncoi Xhelilin: Shteti duhet të na mbrojë

Report TV - Flet babai i vajzës që denoncoi Xhelilin: Shteti duhet të na mbrojë

Tre ditë pas publikimit të videoskandalit të kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili i cili i kërkon favore seksuale një 20 vjeçareje në këmbim të një vendi pune, i ati i vajzës kërkon mbrojtje nga shteti.br br Në një komunikim telefonik në Report Tv, ai shprehet se deri mëngjesin e sotëm ka patur një patrullë policie në mbrojtje, por më pas është larguar. për rrjedhojë ai dhe familja e tij ndihen të kërcënuar e të pambrojtur.br br "Deri sot në mëngjes kam qenë i mbrojtur. Tani nuk jam. Jam mbyllur brenda. Në rrugë kam frikë të dal," tha ai.br br Babai i 20-vjeçares u shpreh se ndaj tyre ka patur presione, por pa dhënë detaje. kërkesa e tij është që shteti t'i largojë nga Shqipëria.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2016-05-15

Duration: 03:28