Tahiri sqaron grupin PS për “përgjimet”, Rama nuk flet por poston në Twitter- Ora News

Tahiri sqaron grupin PS për “përgjimet”, Rama nuk flet por poston në Twitter- Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Edhe para deputetëve të grupit parlamentar, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mohuar ekzistencën e pajisjes së përgjimit. Ministri ka deklaruar se pajisja nuk është për përgjim, por për trajnim. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama dha një koment të shkurtër në rrjetet sociale për çështjen e përgjimeve duke deklaruar se PD pas hallit që e ka zënë me reformën në drejtësi i duket sikur e përgjojnë.br Tirane- Përveçse para medias, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka dhënë sqarime edhe para deputetëve të grupit parlamentar të PS, për pajisjen e Policisë së Shtetit që sipas opozitës shërben për të përgjuar jo vetëm deputetë demokratë, por edhe trupin diplomatik dhe gazetarët.br Burime nga mbledhja e grupit të PS, i thanë Ora Neës se ministri Tahiri ka mohuar ekzistencën e pajisjes së përgjimit. Ministri mësohet të ketë thënë se pajisja nuk është për përgjim, por për trajnim.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-05-16

Duration: 01:15