Ristani: Shqipëria u përjashtua nga aksioni antidrogë i DEA-s, Tahiri ndihmoi Eksobarin- Ora News

Ristani: Shqipëria u përjashtua nga aksioni antidrogë i DEA-s, Tahiri ndihmoi Eksobarin- Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Për opozitën, policia shqiptare ishte e përjashtuar nga aksioni ndërkombëtar për trafikut e drogës i nisur në Greqi dhe i asistuar nga DEA amerikane.br Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha se autoritetet policore shqiptare me në krye Saimir Tahirin nuk bënë gjë tjetër vetëm sa ndihmuan Klemend Balilin që të arratisej.br Ristani: Tahiri ishte përjashtuar nga ky aksion ndërkombëtar, i organizuar nga policia greke, nga DEA amerikane dhe polici të vendeve të tjera të BE-së, për shkak të lidhjeje të drejtpërdrejta me atë që u quajt nga mediat dhe CNN si Eskobari i Ballkanit.br E megjithatë Tahiri, Rama dhe krerët e tyre të policisë u bënë pjesë e këtij aksioni duke e dëmtuar atë, duke ndihmuar njeriun e tyre, Klement Balili, ti shpëtojë kërkimit, duke e ndihmuar të arratiset. Qëndrimet kontradiktore të policisë, për hetimin e organizatës kriminale tregojnë se ata janë kompromentuar për shkak të lidhjeve të Balilajve me drejtues të lartë politikë në vend, me Tahirin në veçanti.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-05-16

Duration: 00:59

Your Page Title