Report TV - Skënderbeu për herë të 6-të radhazi kampion i Shqipërisë

Report TV - Skënderbeu për herë të 6-të radhazi kampion i Shqipërisë

Skënderbeu e bën diktaturë duke siguruar titullin e 6-të kampion radhazi në Kategorinë Superiore një rekord më vete. Për Partizanin titulli mbeti edhe këtë sezon një ëndërr.br br Korçarëve në Vlorë u duhej vetëm fitorja për të pasur vet në dorë fatin e tyre dhe atë e arritën. Nën sytë e Kryeministrit Rama, por në një atmosferë jo miqësore djemtë e trajnerit Josa fituan 2-0 dhe me 79 pikë sigurojnë titullin kampion.br br Latifi që në minutën e 9-të I dha qetësinë juglindorëve ndërsa goli i Sebino Plakut në pjesën e dytë hoqi largoi përfundimisht frikën.Skënderbeu Kampion por festa do te zhvillohet neserdhe dorëzimi i Kupës së Kampionit do të bëhet një diët më pas në Korçë.br br Në ?Qemal Stafa? Partizani priste të festonte titullin pas 23 vitesh, por kjo nuk ndodhi pasi të kuqtë fatin nuk e kishin në dorën e tyre.br br Në një stadium të tejmbushur, Partizani kalon në avantazh me të përhershin Sukaj, por duke mësuar edhe rezultatin në Vlorë që nuk i favorizon, të kuqtë e shohin veten të barazohen nga Teuta.br br "Djemtë e detit" shënojnë edhe golin e dytë dhe fitojnë 2-1 në kryeqytet. Gjithsesi durrsakët me këtë rezultat nuk shkojnë në Europë pasi Kukësi mposht Tiranën 2-1 dhe ruan vendin e tretë.br br Një Kategori më poshtë bien Bylisi dhe Tërbuni.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2016-05-18

Duration: 01:09