Skandal në jetimoren e Shkodër, 3 të mitura abuzohen seksualisht, dhunohen fëmijët- Ora News

Skandal në jetimoren e Shkodër, 3 të mitura abuzohen seksualisht, dhunohen fëmijët- Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Një skandali i frikshëm me abuzime seksuale ka ndodhur me të miturit në Qendrën e Fëmijëve në qytetin e Shkodrës. Në lidhje me këtë Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e 5 punonjësve të Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve Shkodër, përfshirë ish-drejtoreshën, urdhër i cili është ekzekutuar menjëherë nga policia.br Sipas Prokurorisë rezulton se ?tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht dhe defloruar. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale.?br Pas sinjalizimeve të marra nga institucioni i Avokati i Popullit se mbi fëmijët që jetonin në këtë Qendër kishte abuzime nga personeli, Prokuroria nisi hetimet në bazë të të cilave ?janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjës të personelit të Qendrës kanë abuzuar fizikisht, kanë keqtrajtuar dhe i kanë vënë në punë të detyruar fëmijët e Qendrës Rezidenciale.


User: Ora News Lajme

Views: 7

Uploaded: 2016-05-18

Duration: 01:29

Your Page Title