Report TV - Shëngjin,familja në varfëri ekstreme OSHEE i ndërpret edhe energjinë

Report TV - Shëngjin,familja në varfëri ekstreme OSHEE i ndërpret edhe energjinë

Varfëri ekstreme, të sëmurë dhe sëfundmi pa energji elektrike. Kjo është situata me të cilën përballen 5 anëtarë të familjes Prenga të cilët jetojnë në një banesë në qytetin e Shëngjinit, që vetëm emrin ka të tillë, pasi nuk ka kushtet minimale për të jetuar.br br Situata e kësaj familje është një dramë njerëzore. Zonja e shtëpisë, Angje Prenga ka një sëmundje kronike, ndërsa prej më shumë se 1 viti ka humbur plotësisht shikimin.br br Sikur të mos mjaftonte gjendja e rëndë ekonomike, tashmë ju duhet të jetojnë edhe në errësirë, pasi prej disa javësh i?u është ndërprere energjia elektrike, për shkak se rezultojnë debitor.br br Kryefamiljari Arben Prenga rrëfen se jeta e familjes së tij mbetet një kalvar vuajtjesh dhe mundimesh, ndërsa e vetmja e ardhur për familjen e tij është ndihma ekonomike prej 40 mijë lekesh, para të cilat nuk i dalin as për ilaçet e bashkëshortes.br br Arbeni bën apel që ti rikthehet energjia, pasi shprehet se faturat i ka lënë pa paguar ngaqë nuk ka pasur mundësi dhe nuk ka arritur të gjejë para borxh për ti shlyer. Dhe ndërprerja e energjisë i ka vështirësuar më tepër kushtet e familjes së tij.br br OSHEE ka bërë të ditur se familja në fjalë ka një debi prej 3 milion lekesh, të cilat janë akumuluara prej vitesh. Rasti i kësaj familje kërkon një reagim të menjëhershëm të institucioneve përgjegjëse dhe të mbarë shoqërisë për t?iu ardhur sadopak në ndihmë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-05-22

Duration: 01:59