Bregdeti i Durrësit, jo më në zonat e ndotura - News, Lajme - Vizion Plus

Bregdeti i Durrësit, jo më në zonat e ndotura - News, Lajme - Vizion Plus

Ata që do të zgjedhin bregdetin e Durrësit për të kaluar pushimet, nuk duhet të shqetësohen më për kushtet e higjienës. Në këtë përfundim është arritur pas matjeve që janë bërë nga specialistet në zona të ndryshme të bregdetit. Nestor Memsuri, Shef i Shëndetit Mjedisor pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik është shprehur se investimet e fundit, kanë ndikuar pozitivisht rritjen e pastërtisë se ujit të detit në plazhet e Durrësit dhe atë te Shkëmbit të Kavajës. Durrësi ka një vijë bregdetare prej 62 km nga Gjiri i Lalëzit deri në kufi me Golemin, tek përroi i Agait. Ka ende disa faktorë që shkaktojnë ende edhe sot një ndotje të konsiderueshme ne këtë gjatësi, siç janë lumenjtë Ishëm, Erzen si dhe kanali i hapur i Fushë Draçit.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2016-05-24

Duration: 01:12