Tryeza për integrimin - “Lutja e fundit” për reformën në drejtësi

Tryeza për integrimin - “Lutja e fundit” për reformën në drejtësi

Subscribe në Ora News këtu br Dy ministrat që drejtojnë dikasteret më të përfshira në procesin integrues të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Klajda Gjosha i kanë lëshuar thirrjen e fundit politikës, për të mos humbur më kohë, me miratimin e reformës në drejtësi.br Kryediplomati Bushati dhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha kërkuan që politika të plotësojë kërkesën që vjen nga 92 përqind e shqiptarëve, por edhe nga afatet e vëna nga Brukseli, duke miratuar një orë e më parë reformën.br Bushati: Përsa kohë të gjithë lexojnë që rreth 92 e shqiptarëve duan të ndryshojnë status quonë, janë të pakënaqur me shërbimet që marrin dhe me sensin e drejtësisë që nuk është i vendosur në Shqipëri, do të thotë që këtu kemi të bëjmë me një nevojë të brendshme të shoqërisë shqiptare.br Gjosha: Fatkeqësia është që ne kemi dy vjet që flasim për reformën në drejtësi dhe unë do të doja që nga ky panel të vinte thirrja e fundit që realisht politika shqiptare duhet ti japë fund kësaj çështje.br Por ndërsa ministrat lëshuan këtë thirrje, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, e përfshirë në negociata të vazhdueshme për miratimin e reformës, zgjodhi të mos e prekë në mënyrë direkte miratimin e saj, por përmendi nevojën që Shqipëria të tregojë me vepra para BE se di të shfyrtëzojë të gjitha mundësitë e saj.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2016-05-26

Duration: 02:55